Shaip Kadriaj pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga Zvicra

12 maj 2026 | 18:40

Sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, pritet të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.

Sipas burimeve të gazetës Epoka e Re, Kadriaj ka marrë pëlqimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të kandidojë si përfaqësues i degës së PDK-së nga Zvicra.

Burimet brenda PDK-së bëjnë të ditur se ende nuk është përcaktuar pozicioni i tij në listën zgjedhore, megjithatë, sipas tyre, renditja nuk konsiderohet me shumë rëndësi në këtë fazë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Rexhepi Me gjithë respektin institucional për Dhomat e Specializuara…