Drejtësia duhet ta respektojë të vërtetën historike të luftës së Kosovës

12 maj 2026 | 18:34

Agim Rexhepi

Me gjithë respektin institucional për Dhomat e Specializuara të Kosovës, pas publikimit të pamjeve nga ambientet ku të paraburgosurit shqiptarë në Hagë kalojnë kohën e tyre përfshirë hapësirat e fitnesit, këndet e qëndrimit ditor dhe ambientet për takime familjare shumë qytetarë shqiptarë nuk e kanë parë këtë si një akt humanizmi apo transparence, por si një përpjekje të kujdesshme për ta përgatitur opinionin publik për vendime të rënda ndaj ish-udhëheqësve të luftës çlirimtare të Kosovës.

Për mua personalisht, dhe për shumë shqiptarë që ende besojnë në të vërtetën historike të luftës sonë për liri, kjo krijon shqetësim të thellë moral, kombëtar dhe politik. Emrat e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë thjesht individë në një proces gjyqësor ata përfaqësojnë një kapitull të tërë të rezistencës së popullit shqiptar për liri, dinjitet dhe mbijetesë.

Asnjë popull demokratik nuk mund të qëndrojë indiferent kur historia e një lufte çlirimtare rrezikon të deformohet përmes narrativave të ndërtuara mbi propagandën e një regjimi që kreu krime të tmerrshme mbi popullin shqiptar të Kosovës. Është e dhimbshme kur shumë shqiptarë krijojnë bindjen se procesi po mbështetet më shumë në pretendime të dala nga aparati politik, policor dhe propagandistik i regjimit çetnik e fashist serb, sesa në frymën e drejtësisë së paanshme dhe të balancuar ndërkombëtare.

Zotërinj gjykatës dhe prokurorë, drejtësia nuk matet vetëm me procedura juridike. Drejtësia matet me ndërgjegjen historike, me balancën morale dhe me aftësinë për të mos e barazuar viktimën me agresorin.

Nëse një ditë historia do të dëshmojë se vendimet janë ndërtuar mbi dëshmi të manipuluara, mbi bashkëpunëtorë të dyshimtë apo mbi narrativat e një regjimi që kreu spastrim etnik dhe masakra, atëherë dëmi ndaj besimit në drejtësinë ndërkombëtare do të jetë i madh dhe afatgjatë.
Megjithatë, populli shqiptar nuk do ta humbasë besimin tek e vërteta e luftës së tij çlirimtare.

Revolta qytetare dhe demokratike e shqiptarëve kudo në botë do të jetë zëri i ndërgjegjes kundër çdo padrejtësie që perceptohet si cenim i sakrificës për liri. Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa gjakun e dëshmorëve, pa vuajtjet e popullit dhe pa ndërhyrjen shpëtimtare të NATO kundër regjimit të Slobodan Milošević.

Ne respektojmë drejtësinë. Por drejtësia duhet ta respektojë të vërtetën historike.

———

With full institutional respect for the Kosovo Specialist Chambers, after the publication of footage showing the facilities where the detained Kosovo Albanian leaders spend their time including fitness areas, daily social spaces, and rooms designated for family visits many Albanians did not perceive this as an act of transparency or humanitarian concern, but rather as a careful attempt to prepare public opinion for severe verdicts against the former leaders of Kosovo’s liberation struggle.

For me personally, and for many Albanians who still believe in the historical truth of our fight for freedom, this raises deep moral, national, and political concern. The names of Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, and Rexhep Selimi are not merely individuals involved in a judicial process they represent an entire chapter of the Albanian people’s resistance for freedom, dignity, and survival.

No democratic nation can remain indifferent when the history of a liberation war risks being distorted through narratives built upon the propaganda of a regime that committed terrible crimes against the Albanian people of Kosovo.

It is painful when many Albanians come to believe that this process relies more heavily on claims originating from the political, police, and propaganda machinery of the Serbian chauvinist and fascist regime than on the spirit of balanced and impartial international justice.

Honorable judges and prosecutors, justice is not measured only through legal procedures. Justice is measured through historical conscience, moral balance, and the ability not to equate the victim with the aggressor. If history one day proves that decisions were built upon manipulated testimonies, questionable collaborators, or narratives inherited from a regime responsible for ethnic cleansing and massacres, then the damage to trust in international justice will be profound and long-lasting.

Nevertheless, the Albanian people will never lose faith in the truth of their liberation struggle. The civic and democratic reaction of Albanians across the world will remain the voice of conscience against any perceived injustice toward those who symbolize the sacrifice for freedom.

The history of Kosovo cannot be written without the blood of its martyrs, the suffering of its people, and the decisive intervention of NATO against the regime of Slobodan Milošević.

We respect justice. But justice must also respect historical truth.
Agim Rexhepi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të…