Shakira “godet” sërish Pique-n nëpërmjet dados së fëmijëve të tyre!

22 shtator 2023 | 12:47

“El Jefe” kënga e re e Shakirës është publikuar dhe sigurisht ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi pritej të ishte një diss për Gerard Pique-n dhe “po” ashtu është.

Jo drejtpërdrejtë, por nëpërmjet dados së fëmijëve të tyre.

Në fund të këngës, Shakira këndon: “Kjo këngë është për ty, pasi nuk të paguan dëmshpërblim”.

E duket se kjo është një referencë për dadon e fëmijëve të saj me Pique-n. Siç është shkruar në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, ish-futbollisti e ka shkarkuar gruan që kujdesej për dy fëmijët, pasi ishte ajo që i zbuloi Shakirës tradhtitë e tij.

Madje, ai ishte aq i acaruar me të, saqë nuk pranoi t’i paguante as dëmshpërblimin. Dadoja e fëmijëve të Shakirës dhe Pique, shfaqet në videoklipin e këngëtares.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta Gixhari është një nga aktoret më të dashura për…