Shala: Disa deputetë të pushtetit kanë qëndrim tjetër nga partia

17 maj 2023 | 11:01

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se projektligjet nuk po kalojnë për shkak se mazhoranca s’po i bind as deputetët e vet për të votuar.

“Mendoj që shumica nuk po arrin t’i bind deputetët e saj që të votojnë ligjet për të cilat po pyesni ju”, ka thënë Shala.

Sipas tij, duket që disa deputetë kanë qëndrim ndryshe nga partia, për disa projektligje.

“Duket që një pjesë e deputetëve të shumicës ka qëndrim tjetër lidhur me një numër ligjesh”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka…