Shala i PDK-së: Dje paralajmërova për kapjen e BQK-së nga pushteti (video)

29 mars 2023 | 18:41

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar pasi Bashkim Nurboja do ta ushtrojë përkohësisht detyrën e guvernatorit të  Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ai ka thënë se dje ka paralajmëruar për kapjen e BQK-së nga pushteti aktual.

“Paralajmërimi im i djeshëm në mbledhje të Komisionit të Buxhetit, për skenarin e mazhorancës për kapjen e BQK-së, gjë që u vërtetua sot”, ka shkruar Shala në mbishkrimin e videos së publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dal në…