Shala i PDK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë shkelur vetëm ligjet e Serbisë (video)
22 dhjetor 2025
| 12:28
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 16, Ferat Shala, ka publikuar një video në “Facebook” me katër figurat qendrore të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ai ka vlerësuar lartë kontributin e tyre dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shala ka thënë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë prishur vetëm planet e Serbisë.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, bashkë me shumë burra e gra të atdheut tonë, e filluan një rrugëtim që ndryshoi një herë e përgjithmonë historinë e Kosovës. Ata vetëm një ligj e kanë shkelur: atë të Serbisë! Liria ka emër!”, ka shkruar Shala në mbishkrimin e videos.



