Shala: Ismet Jashari erdhi nga Zvicra për ta mbrojtur Kosovën deri në vdekje

25 gusht 2019 | 17:39

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka përkujtuar Ismet Jasharin- komandat “Kumanova” me rastin e 21-vjetorin e rënies heroike të tij.

Shala ka thënë se Ismet Jashari kishte ardhur nga Zvicra për tu vendosur në Kleçkë dhe për ta mbrojtur Kosovën deri në vdekje.

“Një grup shokësh bashkë me Ismet Jasharin, në vitin 98, u kthyem përfundimisht nga Zvicra, duke u vendosur në malet e Kleçkës, të vendosur dhe betuar se deri në vdekje do ta mbrojmë vatrën tonë, t’i mbrojmë nën rrjetën tonë, dhjetëra-mijëra qytetarë të pafajshëm të Kosovës, ku në mesin e tyre kishte, burra që iu bashkëngjiten Ismet Jasharit, gra që u bënë ‘burrnesha’ nën ombrellën e familjeve të tyre, dhe fëmijë që nuk e donin lojën por shkollën e maleve!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

"Një grup shokësh bashkë me Ismet Jasharin, në vitin 98, u kthyem përfundimisht nga Zvicëra, duke u vendosur në malet e…

Gepostet von Haxhi Shala am Sonntag, 25. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili të…