Shala: LV-ja me 45 deputetë, PDK-ja rritet me 5-7 deputetë, AAK-ja me 7-9 deputetë

04 qershor 2026 | 11:16

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Behxhet Shala, ai ka thënë se në zgjedhjet e 7 qershorit janë tre faktorë, të cilët do të jenë përcaktues për rezultatin e këtyre zgjedhjeve: 1. Numri i përgjithshëm i votuesve. 2. Numri i votuesve nga diaspora dhe 3. Për kënd do të votojnë të papërcaktuarit.

Ai në një opinion për “Epokën e re” ka thënë Lëvizja Vetëvendosje do të humbë vota nëse ulet përqindja e votuesve në përgjithësi dhe diasporës, në veçanti.

“LV-ja kryesisht po angazhohet për të fituar votat e të papërcaktuarve”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se nëse PDK-ja arrin ta ruajë votën e votuesve të zgjedhjeve të dhjetorit (192.000) në rrethana të mosdaljes në zgjedhje që dolën në dhjetor, do të ketë rritje automatike deri në, së paku 5-7 deputetë.

“LDK-ja pati rënie apokaliptike të votuesve në zgjedhje të dhjetorit dhe është shumë e pritshme të sillet kah 20 përqindëshi, diçka nga rikthimi dhe diçka si “pajë” e presidentes permanente apo renta kar presidentes”, ka thënë ai.

Ndërkaq për AAK-në ka thënë se do të sillet midis 7 dhe 9 deputetëve.

Sipas tij, LV-ja maksimumin do të ketë 45 deputetë.

“Për të gjithë vlen marzha e gabimit 3-4 për qind. Mendoj se LV-ja e ka të sigurt vetëm kryetarin e Kuvendit, qeverinë nuk do të mund ta formojë pa koalicion dhe marrëveshje me një parti shqiptare. Më me rëndësi do të jenë koalicionet që detyrueshëm do të formohen, se rezultatet e zgjedhjeve. Kushdo që e formon qeverinë, do ta ketë mandatin e plotë. Besoj se opozita do të fitojë mjaftueshëm mandate për formim të qeverisë, nëse pajtohen për një koalicion”, ka thënë Shala.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se opozita duhet ta votojë çdo kandidat të propozuar nga LV-ja për kryetar Kuvendi dhe president.

“Gjithashtu nuk konsideroj aspak mungesë patriotizmi e lëre më tradhti nëse cilido subjekt politik, LV, PDK, LDK apo AAK të bashkëpunojnë me Listën Serbe. Duhet të lirohemi nga kjo hipotekë e rreme!”, është shprehur Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse kishit dyshime për jetën sentimentale të Dolces pas daljes…