
Shala mposhtet nga Koscioleku
20 prill 2021
| 15:47
Mundësi i Kosovës me normë olimpike “Tokio 2020”, Egzon Shala, ka garuar sot në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Shala pësoi humbje nga polaku, Kamil Tomasz Kosciolek, kategoria deri në 125 kilogramë, stil i lirë. Ishte kjo gara e parë për Shalën, pas më shumë se një viti e gjysmë pa gara.