Ambasadori hungarez konfirmon përkrahjen për liberalizimin e vizave

20 prill 15:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin hungarez Jozsef Bencze, i cili e uroi Osmanin për marrjen e detyrës dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në rrugën euro-atlantike, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Duke e falënderuar për rikonfirmim të këtyre qëndrimeve, presidentja Osmani, gjithashtu e falënderoi ambasadorin Bencze për letrën e urimit të presidenti hungarez Janos Ader.

“Marrëdhëniet e vendit tonë me Hungarinë i kanë rrënjët në historinë tonë të përbashkët të mbrojtjes së vlerave civilizuese evropiane dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gatishmërinë e vendit tuaj që të punojmë së bashku drejt intensifikimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes të vendeve tona”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në takim u fol në veçanti për situatën me pandeminë, me ç’rast presidentja Osmani ka theksuar se sigurimi i vaksinave është prioritet kryesor për të gjitha institucionet.

Ajo ka potencuar edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit me shtetin hungarez, me fokus në rritjen e numrit të bursave për studentët tanë për t’i ndjekur studimet në Hungari.

Në diskutimin për bashkëpunimin në të ardhmen, presidentja Osmani ka thënë se do të mbështesë qeverinë e vendit në të gjitha nismat dhe projektet e përbashkëta me Hungarinë, teksa u tha se fusha të interesit të përbashkët janë: bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor, shkëmbimet tregtare, bujqësia, siguria, si dhe në fusha e integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në cilësinë e kryesuesit të delegacionit të Kosovës, ministri i…