Murati mori pjesë në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së

20 prill 2021 | 15:41

Në cilësinë e kryesuesit të delegacionit të Kosovës, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati, ka marrë pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore, që janë zhvilluar në formatin virtual përgjatë dy javëve të kaluara.

Në kuadër të takimeve pranverore, Murati mbajti takime me përfaqësues të nivelit të lartë të këtyre institucioneve, përfshirë me zëvendës-presidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde; drejtorin e FMN-së për Evropë,  Alfred Kammer; dhe Weibke Schloemer, drejtore për Evropë në Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC).  “Diskutimet përgjatë takimeve u fokusuan rreth gjendjes makrofiskale dhe efekteve socio-ekonomike të pandemisë Covid-19 në Kosovë. Një theks i veçantë gjatë diskutimeve iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës dhe bashkërendimin e veprimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore”, është thënë në njoftimi e ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve .

Sipas këtij njoftimi, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Grupi i Bankës Botërore konfirmuan mbështetjen e tyre për Qeverinë e Kosovës ndërsa Ministri Murati theksoi zotimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Përpos kësaj, delegacioni u takua edhe me z. Massimilano Paolucci, Drejtor për Kosovë në Bankë Botërore dhe z. Gabriel Di Bella, Përfaqësues Rezident i FMN-së për Kosovën, me ekipet e tyre përgjegjëse, si dhe me përfaqësues të departamenteve të ndryshme në FMN dhe Bankë Botërore.

Pjesë e delegacionit të  Kosovës ishte edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti si Guvernator i Kosovës në FMN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarja Angela Martini vazhdon të jetë po aq e bukur…