Shala në Emiratet e Bashkuara Arabe: Kosova është shembull për emancipimin e grave

25 janar 2023 | 19:48

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC), Elvana Shala ka nisur sot vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në ditën e parë të qëndrimit në Ajman ajo po merr pjesë në eventin vjetor “Global Conclave Festival of Action” i cili organizohet me qëllim të avancimit dhe fuqizimit të pozitës së gruas në shoqëri dhe vendimmarrje përmes programeve ekonomike, sociale dhe politike.

Në këtë event Ambasadorja Shala është ftuar si një ndër gratë inspiruese globale për të ndarë storjen e saj të suksesit në mesin e 50 pjesëmarrësve të tjera nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë fjalimit të saj ajo ka nënvizuar se karriera e saj për tu marrë me të drejta të njeriut, diplomaci publike dhe çështje humanitare, nisi qysh fëmijë në kohën kur Kosova kishte kaluar një nga periudhat më të rënda të historisë së saj. Dhe ishte pikërisht koha menjëherë pas përfundimit të luftës, që e shtyri atë të nisë një rrugëtim të vështirë por të shenjtë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Duke treguar tutje rrugëtimin e saj të vështirë, sfidues por të suksesshëm , ajo ka thënë se Kosova sot është shembull në rajon dhe më gjerë për emancipimin, avancimin dhe inkuadrimin e grave në pozita të rëndësishme vendimmarrëse.

“Ne jemi shtet i ri, i dalë nga një luftë mizore dy dekada më herët, por roli i grave në shtet ndërtimin tonë ishte shumë më dominues dhe i fuqishëm sesa i burrave. Ato me kryengritjet e tyre, kauzat e pa-përsëritshme sociale dhe vendosmërinë e tyre ndikuan shumë që të kenë vendin e merituar në shoqëri, politikë e diplomaci. Prandaj me krenari e them se gratë e Kosovës janë shtyllë kryesore e sukseseve në shtetin tonë”, ka thënë tutje Shala.

Gjatë fjalimit të saj ajo ka folur edhe për paragjykimet me të cilat është përballur dhe formën e saj për mposhtjen e tyre, duke treguar se çdo femër në botë ka të drejtën e saj të plotë për drejtimin e jetës së saj drejt suksesit dhe se paragjykimet nuk duhet të na lejojnë të ndalim asnjë çast rrugëtimin tonë drejt realizmit të qëllimeve për të qenë lidere në jetë.

Një temë tjetër me rëndësi e diskutimit ishte roli i shkollimit të vajzave në fëmijëri të hershme, ku theksoj se shkollimi është baza e një të ardhme të ndritur dhe me perspektive, duke marrë si shembull shumë gra të Kosovës të cilat kanë thyer barriera të jashtëzakonshme për të qenë të shkolluara.

Vizitën e saj në Emirate të Bashkuara Arabe, Shala nesër  do ta vazhdoj duke qenë pjesë edhe e disa ngjarjeve të tjera të rëndësishme kulturore ndërkohë që do të vizitoj edhe Ambasadën e Kosovës në Abu Dhabi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në  Prishtinë, Departamenti për të Mitur, e ka…