Shala paraqet amendament për zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj

03 dhjetor 2021 | 13:39

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka propozuar tri amendamente për Projektligjin për buxhetin e vitit 2022.

Në mesin e këtyre amendamenteve, Shala ka paraqitur  zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj.

“Mbesim me shpresë që mazhoranca do t’i mbështesë amendamente, dhe projektet do të fillojnë të zhvillohen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Të nderuar qytetarë,

Në këtë fundvit kur pritet të miratohet buxheti i Republikës së Kosovës, shumë projekte nga Komuna e Drenasit, ose janë hequr fare kodet buxhetore, ose janë minimizuar fondet që kanë qenë të parapara për projektet që kanë qenë në zhvillim e sipër.

Andaj, sot nënshkrova tri propozim amendamente për projektet si në vijim:

1. Zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj,

2. Ndërtimi i rrugës Vuçak-Tërdevc, dhe

3. Hulumtimi dhe restaurimi i Kalasë së Vuçakut.

Mbesim me shpresë që mazhoranca do t’i mbështesë amendamente, dhe projektet do të fillojnë të zhvillohen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është zotuar se besimin e…