Bulliqi: Besimin e qytetarëve do ta shpaguajmë me punë të mira

03 dhjetor 13:35

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është zotuar se besimin e qytetarëve të kësaj komune do ta shpaguajë me punë të mira e projekte të rëndësishme për këtë komunë.

Në ceremoninë zyrtare të betimit për mandati e ri, ai ka thënë se komuna është shtëpia e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Podujevës.

 

Postimi i plotë i Bulliqit:

Të dashur qytetarë,

Sot, zyrtarisht u betova si Kryetar i Komunës së Podujevës. Emocion i veçantë, nder e përgjegjësi e jashtëzakonshme.

Ju betohem se vullnetin dhe besimin tuaj, do ta shpaguajmë me punë të mira e projekte të rëndësishme për  komunën tonë.

Komuna e Podujevës do t’i mirëpres, dëgjojë e sigurojë bashkëpunim e bashkëveprim korrekt me të gjithë, pa asnjë dallim e diskriminim. Komuna është shtëpia jonë e përbashkët.

Andaj, ftoj të gjithë qytetarët padallim partie, të bëhemi bashkë, të punojmë shumë, ta forcojmë e zhvillojmë komunën tonë.

Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Kuvendi Komunal i Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen inauguruese për…