Shala: PDK-ja ofron zgjidhje për mjedisin

19 shtator 2019 | 21:15

Ish-ministri i Mjedisit dhe kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka thënë se kjo parti është partia e vetmja  që ka ofruar zgjidhjet më të mira për mjedisin.

“PDK-ja me programin e saj ka ofruar zgjidhjet më optimale dhe më të mira mjedisore.Gjatë kohës kur unë kam drejtuar ministrinë janë ndërmarrë hapat e parë, sepse deri atëherë nuk ka pasur asnjë veprim, as juridik, as operacional, as shkencor e as teknik në përmirësimin e jetës mjedisore, në kuptimin e ndotjes mjedisore nga termocentrale dhe problematikat e mjedisit”, ka thënë Shala në emisionin “Debat” në “RTK”.

Sipas tij në kohën kur kjo ministri është drejtuar nga PDK-ja janë marrë hapa konkret edhe legjislativ edhe operacional.

“Ndonëse kemi qeverisur shkurt me këtë ministri, për herë të parë në atë kohë është nxjerrë në pah problematika e ndotjes së ajrit dhe kemi marrë masa të prekshme kundër ndotjes së mjedisit. Kemi angazhuar ekspertë ndërkombëtarë nga Japonia, të cilët i kanë identifikuar problemet, i kanë bërë matjet dhe kemi siguruar donacione të shumta për përmirësimin e infrastrukturës ligjore”, ka shtuar Shala.

Megjithatë, ai ka thënë se për fat të keq çdo gjë ka ngelur aty ku e kishte lënë PDK-ja.

“I vetmi projekt që është zhvilluar dhe ka përfunduar është ai që e kemi nisur ne me japonezët”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka qëndruar të…