Shala: PDK-ja propozon që vlera e koeficientit të jetë 120 euro

02 shkurt 2023 | 11:27

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se vlera e koeficientit të pagës duhet të jetë minimum  120 euro.

Po ashtu, ai ka thënë se qeveria ka goditur qytetarët me siç ka thënë 90 për qind rritje të tatimit në pronën e paluajtshme.

“E paarsyeshme është goditja që i bëhet sektorit të sigurisë. Stimulon të rinjtë që ta lënë Kosovën. Ne si grup parlamentar i PDK-së propozojmë qe vlera e koeficientit të jetë minimum 120 euro”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koha shtesë dënon skuadrën kampione të Golden State, që u…