Golden State dorëzohet në shtesë, Bostoni leksion rivalëve të Brooklynit

02 shkurt 2023 | 11:27

Koha shtesë dënon skuadrën kampione të Golden State, që u mund me rezultat 119-114 nga Minnesota, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet.

Stephen Curry realizoi 29 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për vendasit u dalluan Russell me 29 pikë e Edwards me 27. Fitore të thellë korri Bostoni, ekipi që kryeson në Lindje. Celtics fituan me shifrat 139-96 ndaj Brooklynit, sfidë ku diferencën e bëri Jayson Tatum, me 31 pikë. Zhgënjen Memphis, pasi u mund me rezultat 122-112 nga Portlandi, por qëndron i dyti në Perëndim. Për miqtë u dallua Damian Lillard me 42 pikë e 10 asistime.

Utah Jazz, falë 28 pikëve e 13 rebound të Markkanen, mundi me rezultat 131-128 Toronto (VanVleet një triple double, me 34 pikë, 12 rebound, 10 asistime). Jashtë fushe fiton edhe Atlanta, që mundi me rezultat 132-100 Phoenix (Murray 21 pikë), ndërsa Sacramento mposhti 119-109 San Antonio (Sabonis 34 pikë e 11 rebound).

Rezultatet

Detroit – Washington             (e shtyrë)
Memphis – Portland               112-122
Philadelphia – Orlando          105-94
Boston – Brooklyn                   139-96

Houston – Oklahoma              112-106
Minnesota – Golden State      119-114
San Antonio – Sacramento    109-119
Utah Jazz – Toronto                131-128
Phoenix – Atlanta                    100-132

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete…