Shala përforcimi i parë i FC A&N

14 dhjetor 2021 | 11:10

FC A&N e ka transferuar mesfushorin Flamur Shala, i cili ishte pjesë e skuadrës së Drenasit. 29-vjeçari me herët ka luajtur edhe për Feronikelin dhe Prishtinën.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mesfushorin nga Drenasi, Flamur Shala. I lindur me 28.11.1992 në Drenas, bashkohet me grupin tonë, mesfushori 29-vjeçar vije si përforcimi i parë në këtë merkato ku edhe e hap rrugën e transferimeve. Shala ishte pjesë e disa skuadrave të njohura Kosovare si; KF Feronikeli, KF Prishtina dhe së fundmi pjesë e KF Drenasi, pritet që me ndihmën e tij klubi të jetë i gatshëm për edicionin pranveror duke parë që është lojtar mjaft kualitativ ku kjo na mundëson të jemi drejt objektivave. Ditëve në vijim pritet prezantimi nën fanellat e FC A&N”, thuhet në njoftimin e FC A&N.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën…