Shala: Përkrahësit e Vjosa Osmanit, me në krye kamikazin Haxhi Avdyli, kur të ndahen nga trungu i LDK-së, do të shndërrohen në ashkla politike

01 janar 2021 | 22:36

Analisti Behxhet Shala në një kolumne të gjatë të shkruar për “Epokën e re”, në numrin festiv të Vitit të Ri, ka shkruar edhe për Iniciativën e  Vjosa Osmanit e cila pritet të zyrtarizohet menjeher pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses për zgjedhjet e jashtëzakonshe.

Shala ka thënë se po të kishte mbetur në LDK, Vjosa Osmani do të forcohej shumë dhe pa asnjë dyshim, pas një kohe do ta merrte edhe kreun e kësaj partie.

“Gjithashtu, po të ndahej nga LDK-ja menjëherë pas çarjeve të forta dhe ta formonte një parti apo lëvizje, sot Vjosa Osmani do të kishte të garantuar, së paku 10-12 për qind të votave. Në rastin konkret kur do të garojë, thuaja si anëtare e LV-së (pjesë e listës së LV-së), të gjithë votuesit e kanë të qartë se vota e tyre përmes Vjosa Osmanit do të jetë votë për Albin Kurtin dhe LV-në prandaj, asnjë votues tradicional i LDK-së, nuk do të votojë për Albin Kurtin dhe LV-në përmes Vjosa Osmanit. Vjosa Osmani personalisht do të përfitojë ndonjë post të dhuruar nga Albini, si Lëvizje do të mbetet embrion i pazhvilluar mjaftueshëm politikisht. Vjosa Osmani është tepër e re në moshë për të pasur urrejtje ndaj atyre, që, me luftën dhe sakrificën e tyre ia mundësuan të ketë poste dhe ardhmëri në politikë. Këta që po e përkrahin Vjosa Osmanin, në me krye kamikazin Haxhi Avdyli, kur të ndahen nga trungu i LDK-së, do të shndërrohen në ashkla politike që edhe zjarri më i vogël do t’i bëjë hi. Në fund të fundit, ashklat nuk përdoren për ta mbajtur zjarrin por për ta ndezë zjarrin”!, ka shkruar Behxhet Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrahje brutale ka ndodhur pas një aksidenti në Pestovë…