Shala përkujton të rënët në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

17 prill 2024 | 14:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër të Drenasit.

Ai ka thënë se masakra në Poklek dhe ajo në Çikatovë të Vjetër do të mbesin përherë në kujtesën dhe në historinë e lavdishme të Kosovës.

“Sot shënohet përvjetori i masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër. Masakra në Poklek dhe ajo në Çikatovë të Vjetër, do të mbesin përherë në kujtesën dhe në historinë e lavdishme të Kosovës, dhe do të mbahen mend për të rikujtuar sakrificën dhe qëndresën e popullatës së Drenicës në rrugën e lirisë dhe mbijetesës.  Nderimi dhe përkujtimi për këta martirë të lirisë do të jetë i përjetshëm!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë…