Shala: Qeveria e territ e paska anuluar vendimin për ndërtimin e zonës ekonomike në Malishevë

24 mars 2020 | 14:40

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar pas anulimit të vendimit për ndërtimin e Zonës Ekonomike të Diasporës në Malishevë nga ana e qeverisë Kurti.

Shala ka thënë se qeveria Kurti, në vend që të merret me luftimin e koronavirusit, ajo merr vendime kundër zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja.

“Kjo qeveri, përveç që nuk ka plan e vizion për zhvillimin e vendit, udhëhiqet nga një njeri egocentrik dhe i sëmurë për pushtet. A e din ky njeri, i cili erdhi në pushtet përpos më gënjeshtra të tjera edhe duke i gënjyer diasporën tonë, se 36 hektarë të kësaj zone ekonomike që ai e ka anuluar kanë qenë të dedikuara dhe pastaj të ndara për diasporën, për bizneset nga diaspora”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Qeveria e territ paska anuluar vendimin i cili mundëson ndërtimin e Zonës Ekonomike të Diasporës

Mbrëmë vonë qeveria e Kosovës, kjo qeveri e errësirës, e cila nuk ka as plan dhe as vizion për të ardhmen e vendit, në vend se të mendoj dhe të marrë masa që ta përkrah sektorin privat pas përhapjes së pandemisë së virusit COVID 19, kjo qeveri po merret me anulimin e vendimeve që ju dalin në krah pikërisht sektorit privat, zhvillimit ekonomik dhe thithjes së investitorëve të huaj, anulon projektin e ndërtimit të zonës ekonomike në Malishevë.

Kjo qeveri, përveç që nuk ka plan e vizion për zhvillimin e vendit, udhëhiqet nga një njeri egocentrik dhe i sëmurë për pushtet. A e din ky njeri, i cili erdhi në pushtet përpos më gënjeshtra të tjera edhe duke i gënjyer diasporën tonë, se 36 hektarë të kësaj zone ekonomike që ai e ka anuluar kanë qenë të dedikuara dhe pastaj të ndara për diasporën, për bizneset nga diaspora. Por nuk mund të presim më shumë dhe asgjë tjetër përpos gjërave të tilla nga një njeri i cili edhe në çdo fjalim dhe paraqitje të tij siç ka filluar të thotë populli: “po ndjell fukarallëk”.

Të nderuar qytetarë,

Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për sektorin privat, e sidomos pas kësaj krize. Për rifutjen e tyre në binarë të duhur të zhvillimit dhe rritjes, kjo periudhë që po kalojmë përveç që është një makth për të gjithë ne, do të jetë një super sfidë për ekonominë e vendit tonë.

Prandaj, anulimi krejt i pabazuar i vendimeve që janë të orientuara për sektorin privat, për zhvillimin e një zone të Kosovës e cila i ka mbi 100 mijë banorë është dashakeq, është hakmarrje politike për atë zonë dhe për më tepër është mbyllje e dyerve për investitorët nga diaspora dhe investitorë tjerë të huaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot në orën 17:00 do…