Shala: Radomiroviq ishte pjesë e ushtrisë serbe, Kurti s’është dashur ta emëroj zëvëndësministër

09 gusht 2023 | 18:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk do duhej t’a emëronte zëvëndësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq pas pjesëmarrjes së tij në luftën e fundit në Kosovë, ka vlerësuar Haxhi Shala nga radhët e AAK-së.

Ai ka deklaruar se Radomiroviq do duhet të shkarkohet menjëherë.

“Nuk është argument i mjaftueshëm sepse vet Milloshi ska marrë pjesë por ka urdhëruar…në momentin që do doli ajo, Kryeminsitri do duhej t’a shkarkonte. Kryeministri nuk do duhej ta emëronte fare, se çka bën tani ka pak rëndësi. Kjo tregon se ai nuk është i gatshëm, tregon se vetëm ku ta gjejë një serbe ta emëroj diku në institucione”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Ndryshe, në media është raportuar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Qeveria i ka mohuar pretendimet e tilla duke deklaruar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e stafit civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kafiteria në Prishtinë “Bon Vivant”, ku ndodhi një përleshje që…