
Shala: Rritje e jashtëzakonshme e industrisë për përpunimin e drurit (Video)
03 shtator 2019
| 13:08
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se gjatë dy viteve të fundit industria përpunuesve të drurit është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme.
Shala ka theksuar kjo rritje ka ndodhur si rezultat i duarve të vyera të njerëzve tanë dhe përkrahjes të vazhdueshme për këtë industri.
Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë për shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Shala në një video të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/videos/2263503167111579/