Shala thotë se pushteti i LV-së është duke i plaçkitur bizneset në kufi

01 qershor 2020 | 15:42

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se qeveria në detyrë, e drejtuar nga Vetëvendosje është duke e vështirësuar punën e bizneseve.

Shala ka thënë se pagesa prej 22.5 euro për dezinfektim e mallrave që hyjnë nga Shqipëria në Kosovës është plaçkitje e bizneseve nga ana e pushtetit.

“Ata, përkatësisht pushteti i VV-së, që deri dje u thirreshin në mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e ekonomisë menjëherë pas heqjes së masave kufizuese për biznese, të njëjtit tani po e vështirësojnë punën e tyre. Shumë kontradiktore, kujtojmë se janë po të njëjtit të cilët para se të vinin në pushtet e kanë përdorur patriotizmin si mjet populist, duke bërë thirrje për heqjen e barrierave tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, pra duke u thirrur në emër të idesë për bashkim kombëtar. Pagesa e dezinfektimit të mallrave që po hyjnë nga Shqipëria në Kosovë është më tepër se plaçkitje. Pagesa prej 22.5 euro e tejkalon çdo standard dhe si e tillë është shume e shtrenjtë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Ata, përkatësisht pushteti i VV-së, që deri dje u thirrëshin në mbrojtjen dhe rimekembjen e ekonomisë menjeherë pas…

Publiée par Haxhi Shala sur Lundi 1 juin 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolona të gjatë janë tash gjatë tërë ditës në pikën…