Shala thotë se vendimi për gjendje emergjente për rrymën është i vonuar

28 dhjetor 2021 | 12:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet vendimi i qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike, e ka cilësuar vendim të vonuar.

Ai ka thënë se në seancën e kaluar kanë kërkuar që të shpallet gjendje emergjente energjetike në vend.

“Është e vërtetë që në seancën e kaluar ne kemi kërkuar një vendim të tillë, por sot para nesh e kemi një vendim shumë të vonua. Do të duhej të ishte i planifikuar që në vjeshtën e hershme e do të na shoqëronte me një arsyetim me të thukte për sfidat e rrethanat që ne sot të pajtoheshim apo jo për një krizë emergjente”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me…