Shala tregon një rast me Kurtin gjatë luftës: Erdhi i parfumosur, mua më vinte era barut

08 prill 2022 | 00:00

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili ka qenë pjesë e UÇK’së, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është veteran i luftës, pasi ai nuk ka luftuar.

Shala në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kurtin për herë të parë e ka parë në malet e Berishës, ku kishte shkuar për t’i vizituar, duke thënë se kryeministrit vinte nga qytetit dhe i parfumosur, ndërsa atij i vinte era barut.

“Ligji i definon këto kategori dhe kategoria veteran luftëtar i ka kushtet dhe kriteret. Nëse kryeministri i sotëm mundet e gjen veten moralisht publikisht në këtë kategori është çështje e ndërgjegjes së tij. Por janë dëshmitë të dhënat, statistikat. Unë e mbaj në mend për herë të parë kur e kam pa gjatë luftës pati ardh në malet e Berishës me të thon të drejtën i pata marrë lakmi, mu m vike era barut, atij i vike era parfim.

Erdh prej qyteti nejti dy tri orë edhe u kthy. Nuk u nal atje. Parimisht është çështje që nuk kisha pas qef me komentu deklaratat e miqëve e bashkluftarëve të mij por që Albin Kurti nuk ka qenë dhe nuk është veteran luftetarë se nuk ka luftu”, tha Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princ Harry 37 vjeç dhe Dukesha Meghan 40 vjeçe duket…