Shala: Vendimet e dy qeverive me mesazh të duhur të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik

26 nëntor 2018 | 11:32

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka thënë se vendimet e marra në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë do të përcjellin mesazhin e duhur të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik.

“Vendimet që do t’i marrim sot, këtu nga Peja, në mbledhjen e dy qeverive tona, më shumë se kurrë më parë të dërgojmë mesazhin e duhur të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, duke nxitur investimet e përbashkëta dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, që kjo pastaj të shërbej në plotësimin e nevojave të tregjeve tona, por edhe më gjerë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në mbledhjen e përbashkët të…