Shameti pas largimit nga Kukësi: Doja ta mbyllja karrierën këtu

13 gusht 2019 | 17:26

Firot nga Kukësi nuk kanë fund dhe vetëm pak javë pasi legjenda Rrahman Hallaçi u largua nga posti i zëvendëstrajner tashmë është radha e një tjetër ikone të Kukësit që të largohet. Ylli Shameti nuk do të jetë më futbollist i Kukësit dhe vetë ish-kapiteni e ka konfirmuar diçka të tillë në profilin e tij në “Instagram”.

Shameti shkruan se dëshira e tij ishte që të mbyllte karrierën te Kukësi, megjithatë, arsyet të cilat do t’i tregojë koha e detyruan që të largohet. Ai nuk ka harruar pa falënderuar të gjithë ata me të cilët ka punuar gjatë kësaj kohe, si edhe tifozerinë verilindore.

“Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti që të ndahem nga FK. KUKËSI! Dëshira ishte që ta mbyllja karrierën këtu por?? Arsyet??? Koha i tregon te gjitha! Shameti ka akoma për të dhënë në futbollin e luajtur! Sot ka falënderime për të gjithë duke filluar nga presidenti, te të gjithë drejtorët teknikë, shefi i klubit, stafi mjekësor dhe të gjithë trajnerët nga i pari Armando Cungu që e kam gjetur te ekipi e deri tek Ernest Gjoka! Padiskutim falënderoj të gjithë futbollistët që kemi punuar bashkë sidomos, kapitenin legjendar Rrahman Hallaçin si edhe kapitenin në detyrë Besar Musolli me të cilët kemi kaluar shumë momente të vështira për ta bere ekipin tashme një nga ekipet më të forta në Shqipëri! Uroj që këtë ta bëjnë edhe të tjerët në vazhdim që e kanë marrë përsipër! Dhe si përfundim një falënderim për ata që unë i kam quajtur oksigjeni i ekipit, TIFOZAT KUKSIAN për të cilët ishte kënaqësi qe u kam dhënë momente të gëzueshme me golat dhe performancën time! Faleminderit familja FK KUKËSI. I Juaji Y.SH 4!(Ing)”, shkruhej në postimin e Shametit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.08.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…