Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos (Video)

01 tetor 2023 | 11:39

Xherdan Shaqiri ishte protagonist në fitoren e Chicago Fire ndaj New York Red Bulls, në kuadër të xhiros së 32-të në Major League Soccer.

Shaqiri ka asistuar golin e vetëm që ka realizuar Chicago ndaj Red Bulls.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë zvicerane e  ka bërë asistimin në minutën e 64’, për Georgios Koutsias, duke ia dhënë kështu fitoren e radhës ekipit të tij.

Chicago pas 31 xhirove renditet në vendin e 22-të me 37 pikë, me 9 fitore, 10 barazime dhe 12 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, Ivana Stradner, ka…