Shaqiri mungon ndaj Atalantës

23 nëntor 2020 | 16:48

Futbollisti shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është futbollisti i radhës që i ka munguar Liverpoolit në ndeshjen e fundit shkaku i një lëndimi të pësuar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Jurgen Klopp, që ka njoftuar se Shaqiri ka pasur probleme me muskujt e këmbës.

“Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vetë se ishte lënduar. Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një lëndim që i kishte ndodhur pesë ose gjashtë ditë më herët”, deklaroi Klopp. Shaqiri do të mungojë edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur takimi i parë i Grupit punues për studimin…