Shaqiri: Përvoja me Bayernin do të më ndihmojë të fitoj me Liverpoolin

11 shtator 2018 | 12:11

Xherdan Shaqiri u transferua te Liverpooli këtë afat kalimtar nga ekipi i Stoke Cityt për shumën e 13 milionë paundëve.

Lojtari me origjinë shqiptare ka folur për revistën zyrtare të klubit, duke treguar rrugën e duhur për të arritur në fitimin e trofeve, që mungojnë prej gjashtë vjetësh në Liverpool. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, dy tituj Kampionë, Kupën e Gjermanisë dhe Botërorin e Klubeve gjatë përvojës me Bayern Munchenin dhe dëshiron t’i ndihmojë shokët e skuadrës për t’u rikthyer te fitimi i trofeve.

“Objektivi i klubit është të fitojë diçka dhe ky duhet të jetë edhe qëllimi i skuadrës sonë. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të tentojmë t’i fitojmë të gjitha. Më pas do të mendojmë mbas fitores së një ndeshje: ‘OK’, të vazhdojmë përpara dhe ta shohim ndeshjen e radhës’. Kjo është mënyra për të arritur te titujt dhe shpresoj se do t’ia arrijmë këtë sezon të fitojmë”, ka thënë Shaqiri.

“Mbi të gjitha, ne duam të përpiqemi të luajmë një futboll të bukur. Por, e dimë se ndonjëherë nuk vlen vetëm futbolli i bukur për të fituar, kështu që duhet të dimë si t’i fitojmë ndeshjet. Kjo është e rëndësishme për të konkurruar me ekipet e tjera. Si një futbollist i ri në ekip, unë dua ta luaj futbollin tim. Shumica e lojtarëve më njohin që kam luajtur në Premierë dhe me Bayernin. Kam fituar shumë tituj me Bayernin dhe dua ta vendos përvojën time në funksion të Liverpoolit. Jemi ekip i ri në moshë dhe dua t’i ndihmoj shokët për të fituar trofe”, ka deklaruar Shaqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka kërkuar…