Shasha: Jam tejet skeptik se liberalizimi i vizave mund të ndodh këtë vit

24 shkurt 2021 | 17:08

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, është shprehur skeptik së gjatë këtij viti mund të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka përmendur dy arsyeje që e bëjnë  të pamundur ketë proces. “Jam tejet skeptik se do të ketë lëvizje pozitive sa i përket kësaj çështje gjatë këtij viti për dy arsye: (1) pandemia ka krijuar një mjedis politik ku momentalisht Gjermania është duke rivendosur kufirin me Çekinë dhe Austrinë. Prandaj të mendosh se në këtë kontekst do të hiqen kufijtë ndaj vendeve të treta është e paimagjinueshme; (2) disa vende anëtare të BE-së vazhdojnë të mendojnë se Kosova nuk ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, respektivisht në luftë kundër korrupsionit të niveli të lartë dhe krimit të organizuar. Që nga vendosja e këtij kriteri para pesë vjetësh Kosova ende ka zero raste të suksesshme në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, ka thënë Shasha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, derisa përballjet e…