Shaw: Ibra ishte i “çmendur”

09 prill 2020 | 11:14

Luke Shaw ka treguar “fytyrën” e vërtet të Zalatan Ibrahimoviç. Në një bisedë në rrjetet sociale mbrojtësi anglez ka folur për eksperiencën me suedezin kur ishin shokë skuadre tek Manchester United.

“Ishte një i çmendur, por ishte ai për të cilin kishim nevojë në dhomat e zhveshjes. Është e pabesueshme, kishte ende një talent të jashtëzakonshëm pavarësisht se i kishte kaluar të 30-at, ishte ende lojtari fantastik që ka qenë gjithnjë. Brenda dhomave të zhveshjes ishte madhështor. Bënte gjithnjë shaka, por kur ishte momenti të vepronim seriozisht e kuptoje menjëherë. Mendoj se është një fitues i lindur edhe në stërvitje, nëse ishe në skuadrën e tij e nuk fitonte do të kishte dashur të të vriste. Mendoj se gjatë eksperiencës së tij këtu nxori më të mirën e të gjithëve, edhe në stërvitje. Besoj që të gjithë e deshën dhe ishte i vështirë fakti që u dëmtua në gju”, ka deklaruar mbrojtësi i United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa…