ShBA: 60% e raketave ruse që sulmojnë Ukrainën dështojnë të qëllojnë cakun

25 mars 2022 | 12:00

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ShBA ka vlerësuar se raketat ruse që po sulmojnë Ukrainën kanë një përqindje të lartë të dështimit për të qëlluar caqet e planifikuara.

Mediumi ukrainas The Kyiv Independent duke iu referuar Reuters shkruan se SHBA vlerëson një shkallë dështimi deri në 60% për raketat ruse që sulmojnë Ukrainën.

Tutje, në postimin e The Kyiv Independent raportohet se Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë që 467 raketa ruse kanë goditur Ukrainën që nga 24 shkurti. Ndërsa numri total i raketave që janë lëshuar nga Rusia që nga fillimi i luftës është mbi 1200.

“Reuters: SHBA vlerëson një shkallë dështimi deri në 60% për raketat ruse që sulmojnë Ukrainën. Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se 467 raketa ruse goditën Ukrainën që nga 24 shkurt. Gjithsej mbi 1200 raketa u lëshuan nga Rusia që nga fillimi i luftës” shkroi The Kyiv Independent në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në letrën e tij dërguar shefit të…