
ShBA deporton 8 të dënuar në Sudanin e Jugut
06 korrik 2025
| 15:43
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deportuar tetë persona në Sudanin e Jugut pas një beteje ligjore që i devijoi ata në Xhibuti për disa javë.
Burrat ishin të dënuar për krime të ndryshme duke përfshirë vrasje, sulm seksual dhe grabitje, ose-ose kishin përfunduar apo ishin afër fundit të dënimeve të tyre me burg, shkruan BBC.
Vetëm një nga tetë është nga Sudani i Jugut. Pjesa tjetër janë shtetas të Myanmarit, Kubës, Vietnamit, Laosit dhe Meksikës. Zyrtarët amerikanë thanë se shumica e vendeve të tyre të origjinës kishin refuzuar t’i pranonin.
Administrata Trump po punon për të zgjeruar deportimet e saj në vende të treta.