ShBA dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për të shmangur luftën tregtare

26 korrik 2018 | 10:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, janë pajtuar për një plan që synon reduktimin e tensioneve tregtare midis BE-së dhe ShBA-së.

Dy zyrtarët janë takuar për më shumë se dy orë në Shtëpinë e Bardhë përpara se të bënin publike marrëveshjen, e cila nga ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, është përshkruar si “përparim i madh që mund të shmangë luftën tregtare dhe të shpëtojë miliona vende pune”.

Me këtë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë me planet për vënien e tarifave mbi prodhuesit evropianë të makinave dhe dy palët do të punojnë për të zgjidhur çështjen e tarifave amerikane mbi çelikun dhe aluminin.

Ndërsa, Bashkimi Evropian është zotuar për blerjen e fasuleve dhe të gazit natyror nga ShBA-ja.

Trumpi u ka thënë gazetarëve se dy palët janë pajtuar për të nisur një “fazë të re” të marrëdhënieve dhe për të punuar së bashku drejt “zero tarifave dhe zero barrierave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Pekin ka thënë se një person ka shpërthyer…