ShBA do të sjellë në Evropë armë bërthamore taktike të saktësisë së lartë

28 tetor 08:52

ShBA-ja ka vendosur të dërgojë armët bërthamore taktike të saktësisë së lartë në Evropë, në mes të tensioneve të përshkallëzuara me Rusinë.

ShBA-ja, gjithashtu, ka marrë vendim të dërgojë dhjetëra armë në bazat kryesore të NATO-s brenda javësh, një veprim dukshëm përpara afatit.

Mes armaturës është bomba e re termonukleare B61-12, e cila më parë është përshkruar si pajisja bërthamore më e rrezikshme e prodhuar ndonjëherë. Gjithashtu është vlerësuar si më e sakta e zhvilluar ndonjëherë.

Pentagoni aktualisht ka rreth 100 armë bërthamore të ruajtura në bazat në Belgjikë, Holandë, Itali, Gjermani dhe Turqi, raporton “The Sun”, transmeton “Klankosova.tv”.

Armët do të mbahen për përdorim të mundshëm nga bombarduesit dhe avionët luftarakë në pronësi të ShBA-së dhe aleatëve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Witold Gombrowicz (pjesë nga Ferdydurke) Përktheu: Edlira Lloha Gabimi juaj…