ShBA-ja, dje, 1 500 të vdekur dhe 56 mijë raste të reja me Covid-19

13 gusht 2020 | 08:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër të madh të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur Covid-19.

ShBA-ja ka raportuar 55 910 raste të reja me koronavirus duke e dërguar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 5 197 118, sipas raportit të Universitetit “Johns Hopkins”, raporton CNN.

“Johns Hopkins” raportoi për 1 499 vdekje të reja nga Covid-19. Numri i vdekjeve ka arritur të paktën 166 026, transmeton Telegrafi.

Në total përfshihen raste nga 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të ShBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

Shkencëtarët po përpiqen ta zbulojnë vaksinën kundër koronavirusit, e cila deri më tani ka marrë jetën e mbi 745 mijë personave, kurse janë infektuar 20.4 milionë njerëz në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së dhe ish…