ShBA-ja do të vendosë taksë ndaj mallrave evropiane

09 prill 2019 | 16:27

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka thënë se do të vendosë taksë ndaj mallrave të Bashkimit Evropian (BE) që kapin vlerën e 11 miliardë dollarëve.

Zyrtarët e ShBA-së, të hënën, e kanë bërë publike listën paraprake të mallrave që do t’i nënshtrohen taksës. Aty përfshihen, që nga pjesët e aeroplanëve deri të djathi, verërat dhe ullinjtë.

Kjo listë do të jetë subjekt i komenteve publike në pritje të vendimit të arbitrazhit të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) që nga viti 2004 pretendojnë se Bashkimi Evropian po subvencionon kompaninë për prodhimin e aeroplanëve “Airbus”, duke shkaktuar kështu efekte negative në prodhuesin amerikan të aeroplanëve “Boing”.

Organizata Botërore e Tregtisë vendosi majin e kaluar se BE-ja në fakt kishte dhënë disa subvencione të paligjshme për “Airbus”, duke dëmtuar prodhuesin amerikan Boing.

Në anën tjetër BE-ja pretendon se edhe “Boeing”-u ka përfituar nga mbështetja e ngjashme e Qeverisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) presin që arbitrazhi i Organizatës Botërore të Tregtisë gjatë muajve të ardhshëm, të vendosë përfundimisht për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një garë shumë të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të 166…