ShBA-ja do t’i dhurojë Ukrainës ‘dronë kamikaz’, si pjesë e paketës së re të armëve

17 mars 2022 | 14:05

Administrata Biden do t’i sigurojë Ukrainës armë shtesë mbrojtëse të teknologjisë së lartë, duke përfshirë të ashtuquajturat “dronë kamikaze”.

Armët e ofruara do të jenë lehtësisht të lëvizshme dhe kërkojnë pak trajnim për t’u përdorur kundër tankeve, automjeteve të blinduara dhe avionëve rusë, raportohet të kenë thënë zyrtarë amerikanë dhe evropianë.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar të mërkurën 800 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë 800 raketa shtesë kundërajrore “Stinger”, 9 mijë armë antitank, 100 dronë taktikë dhe një sërë armësh të vogla si mitralozë dhe granatahedhës.

Administrata Biden do të sigurojë drone “Switchblade” si pjesë e paketës, sipas njerëzve të informuar mbi planet, raporton “NYT”

Zyrtarët ushtarakë e quajnë armën, e cila mbahet në një çantë shpine, “dron kamikazë”, sepse mund të fluturohet drejtpërdrejt në një tank ose një grup trupash dhe shkatërrohet kur godet objektivin dhe shpërthen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, i ka kërkuar trupit…