ShBA-ja do t’i vaksinojë pulat, mbi 22 milionë kanë ngordhur nga gripi i shpendëve

05 prill 2022 | 12:06

Departamenti Amerikan i Bujqësisë është duke menduar që t’i vaksinojë pulat, për t’i shpëtuar nga gripi i shpendëve.

ShBA-ja është duke u përballuar me epideminë më të keqe të gripit të shpendëve që prej vitit 2015, pasi në pak javë kanë ngordhur mbi 22 milionë pula dhe gjela deti në të gjithë vendin.

Virusi që ka prekur disa qindra mijëra pula dhe shpendë të egër edhe në Shqipëri – ka pasur impakt në të gjithë botën, duke bërë që të rritet ndjeshëm edhe çmimi i produkteve dhe nënprodukteve që vijnë nga pulat.

Mbështetësit e idesë së vaksinimit të pulave kanë thënë se kështu ato mund të mbijetojnë, duke mos lejuar që të pakësohet edhe më shumë numri i shpendëve në qarkullim dhe, si rezultat, të mos ketë rritje të mëtejshme të çmimit të produkteve që lidhen me to. Më parë, ShBA-ja ka vendosur të mos vaksinojë pulat, nga frika se mos shtetet e tjera ndalojnë eksportin e tyre. ShBA-ja është eksportuesi i dytë më i madh i mishit të pulave dhe prodhues kryesor i vezëve. Në vitin 2020, vendi arkëtoi 4.2 miliardë dollarë nga kjo industri./A2CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë nënshkruar kontratat e formësimit profesional për 16 nxënësit e…