ShBA-ja e paralajmëroi për pasoja të rënda nëse e mbështet Rusinë, reagon Kina

15 mars 2022 | 11:52

Ministri i Jashtëm i Kinës i ka thënë homologut të tij spanjoll se vendi i tij nuk dëshiron të ndikohet nga sanksionet ekonomike perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës muajin e kaluar, sipas mediave shtetërore, shkruan “Al Jazeera”.

“Kina nuk është palë në krizë, aq më pak dëshiron të ndikohet nga sanksionet”, ka thënë Wang Yi në një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares.

Ai ka thënë se Kina kundërshton sanksionet në parim dhe “ka të drejtë të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, duke e quajtur konfliktin gati trejavor në Ukrainë “produkt i akumulimit dhe intensifikimit të kontradiktave evropiane të sigurisë gjatë viteve”.

Nga ana e tij, Albares ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter”: “Kam biseduar me homologun tim nga Kina, Wang Yi për pasojat e luftës në Ukrainë dhe mjetet për t’i dhënë fund asaj”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar Ditën Ndërkombëtare për…