Çmimet në shkurt u rritën mbi 7 për qind

15 mars 2022 | 11:50

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit, me temën “Mbrojtja e konsumatorit dhe ngritja e çmimeve në Kosovë”.

Aty u tha se ky takim për synim ka ndërgjegjësimin e konsumatorëve në lidhje me të drejtën e tyre.
Dardan Abazi, hulumtues i lartë në INDEP, ka theksuar se do të vazhdojnë të jenë dritarja e vetme në mbrojtje të konsumatorëve.

“Rritja e çmimeve ka rënduar një pjesë të madhe të konsumatorëve”, ka thënë ai.

Nijazi Shala nga Departamenti për mbrojtjen e Konsumatorit, ka theksuar se kontrollet e çmimeve mund të ndihmojnë korporatat duke i eliminuar monopolet.

“Kjo nuk është ekonomi e kontrolluar si në të kaluarën. Kontrollimi i çmimeve ishte shumë më i lirë në të kaluarën. Nëse varet nga importet është shumë e vështirë në kontrollimin e çmimeve. Kosova ende nuk paraqet vend konkurrent ndërkombëtarisht. Kosova nuk paraqet vend me intensitet të lartë kapital. Mbrojta e konsumatorit ka rëndësi të veçantë dhe mund të konsiderohet si kategori ekonomike. Mbrojtja e konsumatorit konsiston në forcimin e ekonomisë. Kontrollet e çmimeve mund të ndihmojnë korporata duke eliminuar monopolet”, ka thënë Shala, duke shtuar se janë në proces të ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka pohuar se roli i tyre është publikimi i statistikave.
Ai ka thënë se është vërejtur një ngritje e çmimeve afro 7.3 për qind.

“Lëvizjet e çmimeve kanë pasur një ngritje dhe Agjencia e Statistikave përcjellë listën e çmimeve në baza mujore. Së fundmi agjencia ka publikuar indeksin për shkurt ku është vërejtur rritje e çmimeve që nuk ka qenë shumë e lartë diku 7.3 për qind”, është shprehur Berisha.

Albion Ujkashi nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë, ka thënë se është e rëndësishme që konsumatori të konsiderohet si pjesë e domosdoshme e të bërit biznes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), Derek Chollet, e…