
ShBA-ja i dhuron Shërbimit Korrektues pajisje në vlerë prej 100 mijë euro
23 janar 2020
| 17:17
Shërbimi Korrektues i Kosovës nga sot do ketë mundësi më të mira të punës pasi Byroja për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar këtij institucioni pajisje me vlerë rreth 100 mijë dollarë.
Në këtë dhurim të këtij donacioni i pranishëm ishte edhe zëvendësndihmëssekretari i ShBA-së, Jorgen Andrews, i cili ka thënë se Kosova në shumë aspekte mund të bëhet model potencial për regjionin.
Sipas tij, Shërbimi Korrektues është pjesa kyçe e reformave të sektorit të drejtësisë në cilindo shtet.
Ndërsa drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka thënë se përmes reformave që po bëhen në këtë institucion, janë duke synuar të jetë shembull për rajonin.