ShBA-ja i njeh si gjenocid masakrat në Mianmar

21 mars 2022 | 16:31

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të hënën i ka njohur si gjenocid masakrat e kryera në Mianmar ndaj popullsisë myslimane, të njohur si Rohingya.

Nga Muzeu Memorial i Holokaustit, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se shteti i tij i njeh si gjenocid krimet e kryera të ushtrisë së Mianmarit ndaj komuniteti pakicë të Rohingyas.

ShBA-ja e ka praktikë të vendos nëse diku është kryer gjenocid dhe në ndonjë rast, duhet të deklarojë publikisht përfundimin e tij.

Para kësaj, ShBA-ja e  ka njohur gjenocidin armen përmes dy rezolutave të Kongresit të miratuara nga të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe me njoftimin presidencial në vitin 2019. Njohja e gjenocidit armen është bërë pjesë të politikës së Shteteve të Bashkuara.

Përveç Holokaustit, gjenocidin e nazistëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja e njeh edhe gjenocidin në Kalifornisë gjatë pushtimit nga Meksika midis viteve 1846 – 1873.

Departamenti i Shtetit në ShBA i ka njohur zyrtarisht edhe pesë gjenocide të tjera: në Bosnje (1993), Ruandë (1994), Irak (1995), Darfur (2004) dhe zonat nën kontrollin e ISIS (2016 dhe 2017).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lautaro Martinez ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Njoftimi u bë…