ShBA-ja ia dhuron FSK-së 55 automjete, Osmani e quan moment historik
30 gusht 2021
| 11:40
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ia kanë dhuruar sot Kosovës 55 automjete ushtarake.
Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe popullit amerikan.
“Dua që t’i shpreh mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit të Shteteve të Bashkuara, presidentit Biden, ambasadorit Kosnett, gjithë qeverisë amerikane, në veçanti ushtrisë së ShBA-së, por mbi të gjitha popullit amerikan, i cili po kujdeset që Kosova t’i zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake krahas zhvillimit të jetës demokratike dhe funksionimit të mirëfilltë të institucioneve të vendit”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se sot është një ditë historike për Kosovën.



