SHBA-ja kërcënon Turqinë pas testimit të sistemit rus të mbrojtjes ajrore

24 tetor 2020 | 12:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar aleatin e NATO-s, Turqinë për “pasoja serioze” pasi ushtria turke testoi një sistem të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, “dënon në termat më të fortë të mundshëm provën e Turqisë të 16 tetorit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 “, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman në një deklaratë më 23 tetor, transmeton REL. 

“Ne kundërshtojmë testimin e këtij sistemi nga Turqia, i cili rrezikon pasoja serioze për marrëdhëniet tona të sigurisë”, tha Hoffman.

Veçmas, Departamenti i Shtetit e quajti provën e Turqisë të papranueshme dhe një “hap të qartë në drejtim të gabuar”.

Në Stamboll, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se testet ishin realizuar dhe se do të vazhdojnë.

“Ne nuk do të kërkojmë leje nga Amerika,” u tha Erdogan gazetarëve.

Të dy aleatët e NATO-s kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth sistemit ajror të mbrojtjes S-400 dhe Uashingtoni pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë F-35 vitin e kaluar pas blerjes së sistemit të mbrojtjes raketore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e shtunë), me fillim nga ora 16:00, në “Camp…