Sot e gjithë vëmendja kah ‘El Clasico’

24 tetor 2020 | 12:11

Sot (e shtunë), me fillim nga ora 16:00, në “Camp Nou”, Barcelona e pret Real Madridin në kuadër të “El Clasio”-s.

Reali në këtë ndeshje hyn pas dy humbjeve radhazi, në La Liga nga Cadizi dhe në Ligën e Kampionëve nga Shakhtari.

I pyetur në lidhje me momentin e keq të Real Madridit, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur: “Është e çuditshme të mos kesh tifozë për ta krijuar atmosferën. Ndoshta Real Madridi nuk ishte në nivelin e tyre. Kjo do të thotë se ata vijnë me një nivel të ulët. Ata dinë të përballojnë këtë presion. Nuk mendoj se ky moment do të ketë ndikim. Ju mësoni dhe rrisni besimin tuaj nëse fitoni ndeshjet. Lojtarët e meritojnë atë për punën që janë duke e bërë çdo ditë. Ata tregojnë ambicie duke luajtur me një sistem që nuk është ai me të cilin janë mësuar më shumë. Dhe, mbi të gjitha, përqendrohuni në lojë pas loje. Mbi të gjitha, duke pasur një motiv të shkëlqyeshëm për të luajtur këto ndeshje me qetësi”, ka shtuar Koeman.

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, ka kërkuar nga lojtarët t’i harrojnë rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe në “El Clasico” të luajnë për fitore. “Duhet të harrojmë çfarë ka ndodhur. Ne kemi ‘El Clasico’-n për ta shfajësuar vetveten. Çdo ndeshje ka historinë e saj. Është gjëja më e mirë për futbollin. Unë kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetes dhe duhet të përmirësohemi. Unë gjithmonë do të jem pas lojtarëve të mi deri në vdekje”, ka deklaruar Zidane.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland po vijon formën fantastike në Bundesligë…