ShBA-ja kërkon formimin e qeverisë së re në Kosovë pa pengesa politike

12 mars 2021 | 11:12

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Matthew Palmer, ka zhvilluar të enjten një takim online me përfaqësues të listës fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe të qeverisë në detyrë.

Palmeri ka theksuar nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re në Kosovë pa pengesa politike.

Kështu ka bërë me dije Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj në “Facebook”.

“Në takimet e djeshme virtuale, zëvendësndihmëssekretar i Shtetit, Matthew Palmer, theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE, forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për një Kosovë me diversitet dhe të pavarur”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merrick Garland të enjten bëri betimin si Prokuror i Përgjithshëm,…