ShBA-ja kundërshton sulmet e Ukrainës brenda Rusisë

23 gusht 2023 | 11:14

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk janë duke i inkurajuar sulme brenda Rusisë.

Kjo vjen  pas pretendimit të rusëve për rrëzimin e dronëve që cak kishin sulmimin e Moskës, ka bërë me dije një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të ShBA-së.

Ai ka thënë se Rusia mund t’i japë fund luftës në çdo kohë duke u tërhequr nga Ukraina, porse i takon Ukrainës të vendosë se si zgjedh të mbrohet nga pushtimi rus, shkruan “Reuters”.

Sulmet me dronë thellë brenda Rusisë janë shtuar që kur dy avionë pa pilot u shkatërruan mbi Kremlin në fillim të majit.

Rusia në anën tjetër  ka rrëzuar dy dronë ukrainas mbi rajonin e Moskës pa viktima dhe  dy  të tjerë mbi rajonin Bryansk që kufizohet me Ukrainën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hiteve të një pas njëshme, Florian Tufallari vjen edhe…